10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Fier: 20-vjeçari përndiqte një 17-vjeçare prej katër muajsh – disa të tjerë në pranga për sherr, drogë dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur

Policia e Fierit ka goditur një sërë rastesh kriminale, ku në qendër të vëmendjes është vendosur arrestimi i një 20-vjeçari, i cili akuzohet se ka përndjekur për katër muaj rresht një vajzë vetëm 17 vjeçe. I riu është identifikuar si Elisjon Buzi, banues në Fier, dhe tashmë do të përballet me akuzën e përndjekjes.

Por ky nuk ishte i vetmi rast që solli ndërhyrjen e forcave të rendit. Specialistët e Qarkullimit Rrugor kapën në flagrancë Xh. T., 30 vjeç, nga Lushnja, teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve.

Gjithashtu, një 15-vjeçar u referua në Prokurori pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën disa doza me lëndë narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan nga Policia.

Edhe konfliktet fizike nuk munguan. Në Lushnjë, për motive të dobëta, V. H., 35 vjeç, nga Bulqiza, goditi me grusht një shtetas rus 34-vjeçar. Ndërsa shtetasit G. S., 26 vjeç dhe E. B., 32 vjeç, të dy banues në Lushnjë, u konfliktuan me njëri-tjetrin, duke përfunduar në procedim penal.

Materialet procedurale i janë referuar tashmë Prokurorisë së Fierit, e cila do të vijojë hetimet për secilin rast.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...