12.5 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

Shqiptari 22-vjeçar ekstradohet nga Franca në Angli, akuzohet për vrasje me thikë të një 29-vjeçari në Londër

Një i ri shqiptar është përballur me akuzën e rëndë për vrasje, pasi u ekstradua nga Franca drejt Anglisë.

Sipas Policisë Metropolitane, Arlind Hashani, 22 vjeç, banues në Bray Fellows Road, NW3, u paraqit më 15 gusht në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster, ku u akuzua zyrtarisht për vrasje, pas ekstradimit nga Franca.

Hashani u arrestua në Paris më 30 korrik, ndërsa pas ekstradimit, gjykata vendosi ta mbajë në paraburgim. Ai do të dalë sërish përpara Gjykatës së Lartë në Wood Green të martën, më 19 gusht.

Ngjarja për të cilën akuzohet i riu ka ndodhur më 29 dhjetor 2023, kur Ahmed Ali Jama, 29 vjeç, u gjet i plagosur rëndë me thikë pranë zonës Gaymead, në Abbey Estate, Abbey Road, rreth orës 19:32. Pavarësisht ndihmës së dhënë menjëherë në vendngjarje, ai ndërroi jetë në spital.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sulm me armë në Athinë, plagoset 10-vjeçarja shqiptare: Policia dyshon se shënjestra ishte 30-vjeçari...

0
Një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare është plagosur gjatë një sulmi me armë ndaj një lokali në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës. Lokali rezulton...

“Tundim është edhe të rri me këto vajza të bukura”, At Nikolla Xhufka flet...

0
At Nikolla Xhufka ka qenë i ftuar në emisionin “She’s On Air”, ku është përballur me pyetje pikante nga moderatoret, duke folur hapur edhe...

Shpërthimi tragjik në Athinë, MEPJ: “Kjo tragjedi e prek thellë Shqipërinë”

0
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar sot lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Athinë, ku humbën jetën gjashtë persona, mes...

Turqia rikthehet në krye, 64 milionë euro investime në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë

0
Turqia është rikthyer si investitori më i madh në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, sipas të dhënave më të fundit të...

I dënuar me 6 vite burg për drogë, arrestohet 41-vjeçari në Krujë pas operacionit...

0
41-vjeçari Agim Xhixha, i dënuar me 6 vite burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, është arrestuar nga Policia e Krujës në kuadër...