17.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Trump: Putin ka pranuar garanci sigurie për Ukrainën – diskutohet edhe “shkëmbimi territorial”

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Vladimir Putin ka rënë dakord të pranojë garanci sigurie për Ukrainën, duke hapur një kapitull të ri në diskutimet mbi fundin e luftës.

“Besoj se Presidenti Putin ka rënë dakord që Rusia të pranojë garanci sigurie për Ukrainën,” tha Trump gjatë një konference me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se Europa do të mbajë një pjesë të madhe të barrës për sigurinë dhe rindërtimin e Ukrainës:

“Ne do t’i ndihmojmë dhe do ta bëjmë këtë shumë të sigurt,” shtoi ai.

Trump nënvizoi se një nga çështjet kryesore të bisedimeve me liderët evropianë në Uashington është ndarja e përgjegjësive:

“Duhet të diskutojmë gjithashtu mundësinë e shkëmbimeve territoriale,” tha presidenti amerikan, duke lënë të hapur një skenar delikat për të ardhmen e kufijve të Ukrainës.

Ai bëri gjithashtu të ditur synimin për të organizuar një takim trilateral me Zelensky-n dhe Putinin, duke e parë këtë si një hap vendimtar për paqen.

Deklarata e Trump pritet të shkaktojë reagime të forta, pasi çështja e integritetit territorial të Ukrainës mbetet një vijë e kuqe për Kievin dhe shumicën e aleatëve perëndimorë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...