Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Bilishtit, ku një 55-vjeçar humbi jetën sapo doli nga një klinikë dentare.
Sipas të dhënave paraprake, ai kishte shkuar në klinikë për të bërë një mbushje dhëmbi, por sapo përfundoi vizitën dhe doli nga ambientet e klinikës, rrëzohet në tokë i pajetë.
Autoritetet shprehen se nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, dhe do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të hedhë dritë mbi rrethanat e ngjarjes.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal, ndërsa klinika dhe autoritetet po bashkëpunojnë me hetuesit për të zbardhur çdo detaj.






