16.9 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Vdekja e dyshimtë pas vizitës te dentisti në Devoll, dyshohet për infarkt

Detaje të reja kanë dalë pas ngjarjes tragjike në Devoll, ku humbi jetën një 59-vjeçar, i cili kishte shkuar për trajtim në një klinikë dentare.

Burime nga hetimet bëjnë me dije se ai ishte i shoqëruar nga familjarët, dhe pas një mbushjeje dentare është ankuar disa herë duke thënë: “S’jam mirë”. Pak më vonë, gjendja e tij u përkeqësua dhe humbi jetën.

Dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt, ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore për të verifikuar procedurat e ndjekura.

Dentisti 36-vjeçar që kreu trajtimin është marrë në pyetje, por deri më tani nuk rezulton ndonjë shkelje nga ana e tij. Shkaku përfundimtar pritet të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...