6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Tragjedia në Itali: Dy viktima dhe mbi 30 të helmuar në festivalin “Fiesta Latina”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin italian të Cagliarit, ku dy persona kanë humbur jetën dhe mbi 30 të tjerë janë helmuar gjatë festivalit “Fiesta Latina”, i organizuar në fund të korrikut në zonën Monserrato.

Sipas mediave italiane, pjesëmarrësit kanë shfaqur shenja të rënda helmimi pak orë pas konsumimit të ushqimeve të shërbyera në aktivitet. Dy prej tyre nuk kanë mundur të mbijetojnë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë dërguar me urgjencë në spital.

Autoritetet shëndetësore dhe policia kanë nisur hetimet për të përcaktuar burimin e kontaminimit. Laboratorët po analizojnë mostrat e ushqimeve të shërbyera gjatë festivalit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e pakujdesisë në ruajtjen ose përgatitjen e tyre.

Ngjarja ka shkaktuar panik dhe indinjatë te banorët lokalë dhe pjesëmarrësit e festivalit, ndërsa hetimet pritet të zbulojnë përgjegjësit për këtë helmim masiv.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...