24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Zhduket ish-zëvendësdrejtori i AKSHI-t! Daniel Shima, dëshmitari kyç i aferës 43 milionë €, në qendër të misteri

Një ngjarje e bujshme ka tronditur sërish opinionin publik: Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtor i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është shpallur i zhdukur. Familjarët e tij kanë bërë denoncim në polici, ndërsa hetimet janë intensifikuar pas lidhjes së mundshme me aferën e dyshuar prej 43 milionë eurosh.

Lajmi vjen vetëm disa muaj pas deklaratave të forta të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili në korrik 2024, gjatë një interviste nga arratia, akuzoi hapur se:

“Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha…”

Ahmetaj iu referua një përgjimi ambiental të siguruar nga SPAK, që lidhej me tendera me vlerë 43 miliardë lekë të dyshuara si të manipuluara përmes AKSHI-t.

Lidhja me drejtuesen e AKSHI-t

Shima ka qenë një nga figurat më të larta të AKSHI-t, drejtues i dytë pas Mirlinda Karçanajt, e cila prej vitesh drejton këtë agjenci strategjike, përgjegjëse për menaxhimin e sistemeve të teknologjisë dhe informacionit në institucionet shtetërore.

Më 19 mars 2024, Karçanaj u thirr dhe u mor në pyetje për disa orë nga SPAK. Menjëherë pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, ajo kthehet në zyrë dhe firmos shkarkimin e Daniel Shimës. Vetëm pak muaj më vonë, Shima është i zhdukur.

Një skandal që po thellohet

Ndërkohë që SPAK vijon hetimet për aferën me tenderat, zhdukja e Shimës ngre pikëpyetje të mëdha mbi presionet politike dhe kërcënimet që mund të jenë ushtruar ndaj tij.

Burime pranë hetimeve pohojnë se Shima ishte një ndër personat kyç që zotëronte informacion sensitive mbi mënyrën si janë shpërndarë kontratat shumëmilionëshe përmes AKSHI-t, çka e bën këtë zhdukje tepër të dyshimtë.

Opinion publik është përfshirë nga spekulime, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me akuza për fshehje provash dhe presion ndaj dëshmitarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri. Mund të bëni hapa të rëndësishëm në një projekt personal ose profesional. Në dashuri, shmangni reagimet impulsive dhe...

Parashikimi I motit, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
Për 18 qershorin, moti në Shqipëri parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë, me temperatura tipike verore. Në pjesën më të madhe të vendit...

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...