Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:00, në aksin “Shkodër – Koplik”, pranë Urës së Vrakës.
Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi V. A., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke bërë që automjeti të dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur lehtë tre persona, V. A., K. A. dhe L. A., të gjithë pjesëtarë të së njëjtës familje. Ata janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.






