24.9 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Detaje tronditëse nga vrasja në Qafë-Mollë: 81-vjeçari u godit me çekiç për të shlyer një mikrokredi

Janari i këtij viti shënoi një ngjarje të rëndë në fshatin Qafë-Mollë të Tiranës, ku 81-vjeçari Xhemal Meta u vra barbarisht me çekiç nga fqinji i tij, 64-vjeçari Isuf Hasa. Hetimet e Prokurorisë së Tiranës kanë zbuluar se motivi kryesor i krimit ka qenë vjedhja e parave së viktimës për të paguar një mikrokredi të marrë nga i pandehuri.

Fillimisht i akuzuar për “vrasje me dashje”, Hasa tashmë do të gjykohet për veprën penale “vjedhje me pasojë vdekjen”, pas pranimimit të autorësisë së krimit. Gjykata e Tiranës ka pranuar kalimin e çështjes në gjykim.

Si ndodhi ngjarja

Sipas dosjes hetimore, mëngjesin e 22 janarit, Hasa ishte nisur drejt Tiranës për të takuar vajzat e tij, por rrugës ndaloi tek banesa e fqinjit për të pirë një kafe. Jashtë shtëpisë, ai kishte gjetur një çekiç, të cilin e futi nën xhup.

Pas një bisede prej 15 minutash me Metën, sapo dolën jashtë, Hasa e goditi atë me çekiç në kokë, duke e rrëzuar përtokë. Pasi priti disa minuta, mori portofolin e viktimës dhe u largua qetësisht drejt kafenesë së fshatit, ku piu një kafe dhe një dopjo raki, përpara se të merrte furgonin për në kryeqytet.

Shkaku: borxhet dhe ofendimet

Në dëshminë e tij, Hasa ka treguar se përveç nevojës për para, një tjetër arsye që e çoi drejt krimit ishin ofendimet e vazhdueshme nga viktima. Sipas tij, 81-vjeçari shpesh e provokonte duke i thënë se “nuk ishte burrë” dhe “nuk dinte çfarë bënte gruaja e tij”, gjë që, sipas autorit, e kishte “mbledhur brenda” prej kohësh.

Pas krimit, Hasa fshehu armën e krimit pranë banesës së vajzës së tij, ku më pas u gjet nga policia. Gjithashtu, ai i kishte dhënë vajzave shuma të konsiderueshme parash – 68 mijë lekë njërës dhe 120 mijë lekë tjetrës – të cilat u sekuestruan gjatë hetimeve.

Dënimi i mundshëm

Për akuzën “vjedhje me pasojë vdekjen”, Kodi Penal parashikon një dënim që varion nga 15 vjet burgim deri në burgim të përjetshëm. Procesi gjyqësor pritet të hedhë më shumë dritë mbi detajet e ngjarjes dhe rrethanat që çuan në këtë krim të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...