25.9 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Jori Delli rrëfen momentet e vështira: Babai pëson infarkt gjatë vizitës në Shqipëri, shpëton falë mjekëve të QSUT-së

Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Jori Delli, ka ndarë me ndjekësit e saj arsyen e mungesës së saj në rrjetet sociale ditët e fundit, duke zbuluar një periudhë të vështirë për familjen.

Përmes një postimi në InstaStory, modelja tregoi se babai i saj, gjatë një vizite në Shqipëri, ka pësuar një infarkt dhe fillimisht është dërguar në spitalin e Vlorës. Sipas saj, atje nuk mori kujdesin e nevojshëm, çka e detyroi familjen të ndërhynte për ta transferuar në Tiranë.

Në QSUT, babai i Jorit iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm, duke i shpëtuar jetën. Modelja shprehu mirënjohje për stafin mjekësor të kryeqytetit, ndërsa nuk ngurroi të bëjë thirrje për më shumë investime në shëndetësinë shqiptare:

“Jeta e qytetarëve duhet të vihet mbi gjithçka tjetër,” – shkroi ajo.

Në fund, Jori Delli falënderoi publikisht mjekët që i shpëtuan jetën të atit, duke u shprehur se kjo përvojë e ka bërë të kuptojë edhe më shumë rëndësinë e kujdesit shëndetësor cilësor në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...