25.9 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Mister rreth vdekjes së Festim Isufit: Katër muaj pas tragjedisë, hetimet ende pa rezultat

Kanë kaluar më shumë se katër muaj nga vdekja tragjike e dizajnerit të njohur kosovar Festim Isufi, i cili u gjet pa shenja jete më 9 maj në banesën e tij në Rrugën B, Prishtinë, por hetimet ende nuk kanë çuar në një përfundim konkret.

Familja dhe opinion publik vijojnë të presin zbardhjen e së vërtetës, ndërsa rasti ka mbetur një nga më të diskutuarit në Kosovë.

Sipas raportit të autopsisë, të finalizuar më 23 maj dhe dorëzuar Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Isufi ka pësuar shtatë plagë nga një mjet i mprehtë, ndërsa plagët fatale në zonën e qafës rezultuan shkaktare të vdekjes. Përveç viktimës, bashkëshortja e tij, Rina Maloku-Isufi, u gjet në banesë me lëndime trupore dhe u dërgua për trajtim mjekësor.

Avokati i saj, Arianit Koci, ka deklaruar se Rina nuk është në cilësinë e të dyshuarës dhe se familja nuk ka marrë ende asnjë informacion zyrtar nga autoritetet.

Unë nuk kam informacion as që e kanë mbyllur, as që nuk e kanë mbyllur. Policia nuk ka dhënë asnjë informacion. Dua të theksoj se Rina nuk është e dyshuar,” – u shpreh Koci.

Prokuroria ka konfirmuar se raporti i autopsisë, së bashku me provat e mbledhura në vendngjarje, janë ende pjesë e hetimeve aktive, por nuk ka dhënë një afat se kur do të ketë përfundime zyrtare.

Vdekja e Festim Isufit, 34 vjeç, një nga dizajnerët më të njohur në Kosovë dhe rajon, ka lënë një boshllëk të madh në botën e modës dhe artit, ndërsa pikëpyetjet rreth ngjarjes tragjike mbeten të shumta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...