25.9 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Tiranë – Tifozë polakë përdhosin bustin e Skënderbeut dhe shfaqin flamurin “Kosova është Serbi”

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Sheshin Skënderbej, ku një grup tifozësh polakë, të cilët fillimisht u raportuan si turistë, janë filmuar duke kryer veprime të papërshtatshme poshtë bustit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Pas publikimit të videos, reagimet e qytetarëve kanë qenë të shumta dhe të ashpra. Mësohet se personat e shfaqur nuk janë turistë, por tifozë të klubit polak Jagiellonia Białystok, të cilët ndodhen në Tiranë për ndeshjen e sotme kundër Dinamos që do të zhvillohet në “Air Albania”.

Sipas qytetarëve dhe burimeve nga rrjetet sociale, tifozeria e Jagiellonias njihet si radikale pro-serbe dhe anti-shqiptare. Ata kanë qenë të përfshirë në incidente edhe më parë, sidomos në ndeshje ku përballen skuadra me tifozëri shqiptare.

Pas skandalit pranë bustit, tifozët janë parë gjithashtu duke shpalosur një flamur me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në sheshin qendror të Tiranës. Në rrjetet sociale janë shpërndarë video ku dëgjohen gjithashtu kore të tipit “Vritini shqiptarët”, të cilat tifozët pretendohet se i këndojnë edhe në ndeshje të tjera.

Një qytetar shkruan:

“O këta janë tifozë të Jagiellonias që këndojnë ‘Vritini shqiptarët’ në çdo ndeshje dhe hapën flamurin ‘Kosova është Serbi’ para pesë minutash. Në Novi Pazar hapën poste të flamurit tonë me kokën poshtë. Kanë edhe video me këngë nacionaliste serbe që thonë ‘Pritini, vritini shqiptarët, hidhini nga ura’.

Një tjetër reagim paralajmëron qytetarët:

“Ata që bënin ato xheste te statuja e Skënderbeut janë tifozë polakë të Jagiellonias. Janë radikalë pro-serbë dhe kudo që i shikoni, këndojnë kore anti-shqiptare. Bëni kujdes rrugëve.”

Policia e Shtetit pritet të reagojë për incidentin dhe të marrë masa për identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës. Deri më tani, nuk ka një deklaratë zyrtare nëse tifozët janë shoqëruar apo jo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...