29.2 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Stuhi e fuqishme paralizon Aeroportin e Rinasit: Ndërpriten përkohësisht fluturimet

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë pasditen e sotme territorin e Shqipërisë, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”.

Sipas njoftimit zyrtar, pista e aeroportit është përfshirë nga erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, duke e bërë të pamundur zhvillimin normal të operacioneve ajrore. Për arsye sigurie, autoritetet kanë pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet, si ato hyrëse ashtu edhe dalëse.

“Prioritet mbetet siguria e pasagjerëve dhe e avionëve. Aktiviteti do të rifillojë sapo kushtet atmosferike të përmirësohen,” – thuhet në reagimin e autoriteteve aeroportuale.

Ndërkohë, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar që stuhia do të vijojë me intensitet të lartë për disa orë, duke shoqëruar ultësirën perëndimore me rrufe, reshje të dendura dhe erëra deri në 90 km/h.

Pasagjerët që kishin planifikuar udhëtimet e tyre për sot janë këshilluar të kontaktojnë kompanitë ajrore për informacion të përditësuar mbi oraret e fluturimeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...