22.6 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Tajlandë: Gjykata Kushtetuese shkarkon kryeministren Paetongtarn Shinawatra pas skandalit diplomatik

Një krizë e re politike ka përfshirë Tajlandën, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi këtë të premte të shkarkojë nga detyra kryeministren Paetongtarn Shinawatra, duke e akuzuar atë për shkelje të standardeve etike.

Vendimi u mor nga nëntë gjyqtarë, të cilët shqyrtuan një telefonatë të zhvilluar në qershor mes Paetongtarn dhe ish-kryeministrit kamboxhian Hun Sen. Në regjistrimin e publikuar më vonë nga Hun Sen, Paetongtarn dëgjohej teksa pajtohej për një mosmarrëveshje kufitare mes dy vendeve dhe kritikonte një nga komandantët e saj ushtarakë.

Kryeministrja e rrëzuar ka mbrojtur veprimet e saj, duke deklaruar se telefonata ishte një përpjekje për të arritur një marrëveshje diplomatike me Hun Sen, një mik të vjetër të babait të saj, ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra. Ajo u shpreh se biseda ishte konfidenciale dhe publikimi i saj i paautorizuar ka dëmtuar rëndë imazhin e saj dhe të partisë Pheu Thai.

Kriza u thellua kur partneri më i madh i koalicionit braktisi qeverinë, duke e lënë Paetongtarn me një shumicë të brishtë. Vendimi i sotëm nuk ishte surprizë, pasi që në korrik shtatë nga nëntë gjyqtarët kishin votuar për pezullimin e saj.

Paetongtarn bëhet kështu kryeministrja e pestë e Tajlandës e shkarkuar nga Gjykata Kushtetuese, të gjithë të lidhur me administratat e mbështetura nga familja Shinawatra. Ky fakt ka ushqyer dyshimet për një tendencë politike të gjykatës, e cila shpesh shihet si e ndikuar nga forcat konservatore dhe monarkiste që kundërshtojnë reformat e klanit Shinawatra.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...