29.2 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Dwayne “The Rock” Johnson shpallet “Babai i Vitit” – vajzat e tij e transformojnë me grim qesharak

Aktori i njohur hollivudian Dwayne “The Rock” Johnson ka fituar sërish zemrat e fansave, këtë herë jo në një film aksioni, por në një moment të ëmbël familjar. Në një video virale të publikuar në Instagram, 52-vjeçari shfaqet duke u bërë “model” për vajzat e tij të vogla, Jasmine dhe Tiana, të cilat i bënë një make-up totalisht qesharak.

Me buzëkuq të kuq të ndezur, hije sysh shumë të forta, vathë plastikë dhe ngjitësa në kokë, “The Rock” duket krejt ndryshe nga imazhi i tij i zakonshëm i burrit “macho” dhe superheroit të filmave aksion. Por aktori nuk e humbi sensin e humorit dhe e ndau videon me 397 milionë ndjekësit e tij, duke shkruar:

“E di që nuk do të jenë gjithmonë të vogla, ndaj do ta duroj këtë ‘loje’ gjithë ditën. Do ta përsërisim prapë.”

Ky moment i ëmbël shoqërohet me një mesazh emocional për kalimin e kohës dhe vlerën e momenteve me fëmijët. Fansat kanë reaguar menjëherë, duke e shpallur aktorin “babai i vitit” për thjeshtësinë dhe afërsinë që tregon ndaj vajzave të tij.

Kjo nuk është hera e parë që ylli i “Fast & Furious”, “Jumanji” dhe “Black Adam” ndan situata të ngjashme. Shpesh ai ka publikuar foto dhe video ku vajzat e tij e lyejnë me grim ose e vizatojnë, duke treguar se përtej famës dhe pasurisë, ai e sheh veten mbi të gjitha si baba.

Së fundmi, Johnson ka zbuluar gjithashtu se Jasmine dhe Tiana do të kenë role të vogla në filmin e animuar “Moana 2”, ku ai rikthehet si zëri i personazhit Maui. Krahas tyre, aktori është edhe baba i Simone Garcia, 23 vjeçe, nga lidhja e tij e mëparshme.

Me këtë video të thjeshtë, por plot dashuri, “The Rock” dëshmon se përtej “shkëmbit” të Hollywood-it, fshihet një baba i përkushtuar dhe i brishtë kur bëhet fjalë për familjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...