29.2 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Detaj prekës nga tragjedia në Peqin: 24-vjeçari që humbi jetën në aksident, i kishte mbijetuar mrekullisht një përplasjeje të rëndë kur ishte vetëm 8 vjeç

Një detaj i dhimbshëm ka dalë në dritë pas aksidentit tragjik që ndodhi në hyrje të qytetit të Peqinit, ku humbën jetën dy të rinj, Gabriel Lluca dhe Denis Korbi, të dy 24 vjeç.

Mësohet se Gabriel Lluca, një nga viktimat, kishte kaluar një provë të tmerrshme kur ishte vetëm 8 vjeç. Në atë kohë, pranë shkollës “Demir Godelli”, një automjet i kishte kaluar mbi trup, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe fraktura të shumta. Fëmija i vogël kishte luftuar mes jetës dhe vdekjes, por arriti të mbijetonte mrekullisht.

Por këtë fund gushti, fati nuk e kurseu. Në të njëjtin qytet ku dikur kishte shpëtuar për pak nga vdekja, Gabrieli humbi jetën në mesnatën e së dielës, pasi makina ku po udhëtonte u përplas me shkallët e një banese.

Dhimbja për familjen Lluca është edhe më e madhe, pasi vetëm tre vite më parë ata përjetuan një tjetër humbje të rëndë: ndarjen nga jeta të babait të Gabrielit, Agron Lluca.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, ndërsa po verifikohet shpejtësia e automjetit dhe gjendja e rrugës në momentin e ngjarjes.

Një histori që e bën tragjedinë edhe më të rëndë dhe që ka tronditur thellë Peqinin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...