28.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Greqi, shkatërrohet organizatë kriminale në Kretë: 49 të arrestuar dhe armë e drogë të sekuestruar

Autoritetet greke kanë goditur një organizatë kriminale në ishullin e Kretës, ku 49 persona janë vënë në pranga. Mediat lokale kanë publikuar foto nga dhoma ku u sekuestruan armë të ndryshme, kryesisht pushkë gjuetie dhe luftarake, pistoleta, municione, pjesë dhe këllëfe armësh, kartëmonedha euro, telefona celularë, si dhe pako me drogë.

Ditën e sotme, të arrestuarit dolën para hetuesit dhe prokurorit të Hanias, në grupe prej tetë personash, ku pritet të kërkojnë afat për të dhënë deklaratat e tyre.

Sipas policisë greke, xhiroja e fitimit nga aktiviteti kriminal i organizatës ishte rreth 3 milionë euro. Nga ky shumë, 1.1 milionë euro vinin nga trafiku i drogës, ndërsa pjesa tjetër, rreth 1.5 milionë euro, ishte nga aktivitete të tjera kriminale. Çdo anëtar merrte pjesën e tij, por shumica e parave përfundonte tek dy vëllezërit biznesmenë, të cilët dyshohen si krerët e mafias në Kretë.

Hetimi filloi nga një rast trafikimi droge dhe zbuloi një rrjet me shumë tentakula që shpërndante edhe armë, përfshirë kallashnikove. Një rol vendimtar në shkatërrimin e organizatës luajtën dy oficerë policie të fshehtë, të cilët u maskuan si punonjës restoranti dhe fituan besimin e anëtarëve, duke siguruar informacione kyçe që çuan në çmontimin e strukturës kriminale.

Figurat kryesore të organizatës dyshohet se janë dy vëllezër biznesmenë nga Hania, të njohur në komunitetin vendas dhe të ndjekur më parë nga autoritetet për raste zhvatjeje dhe çështje penale të hapura. Shumë nga të arrestuarit kishin shqetësuar më parë policinë, duke pasur edhe dënime me burg ose çështje të pazgjidhura penale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...