30 C
Tiranë
Sunday, September 20, 2026

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe mundësia e vetëvrasjes

Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta mes qindra mijëra ndjekësve të saj.

22-vjeçarja, e cila kishte më shumë se 750 mijë ndjekës në TikTok, ishte bërë e njohur për videot me humor, historitë personale dhe momentet nga përditshmëria e saj.

Vdekja e Alves u konfirmua nga familjarët dhe miqtë përmes rrjeteve sociale, ndërsa autoritetet braziliane kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes. Sipas raportimeve, mes pistave që po shqyrtohen është edhe mundësia e vetëvrasjes, por rrethanat përfundimtare të vdekjes nuk janë bërë të ditura.

Vetëm disa ditë para vdekjes, Alves kishte folur publikisht për një ndërhyrje kirurgjikale për ngritjen e gjoksit, të njohur si mastopeksi. Procedura synon riformësimin e gjoksit përmes heqjes së lëkurës së tepërt dhe shtrëngimit të indeve.

Influencuesja kishte treguar se vendimi për ndërhyrjen ishte marrë për arsye estetike, por edhe për shkak të shqetësimeve fizike që, sipas saj, i shkaktonte madhësia e gjoksit.

“Hoqa rreth gjysmën e asaj që kisha. Ishte më shumë një çështje estetike, doja të isha në gjendje të vishja rroba pa sytjena, doja më shumë liri”, kishte deklaruar ajo.

Në videot dhe postimet e saj, 22-vjeçarja kishte folur gjithashtu për komentet që kishte marrë nga ndjekësit pas ndërhyrjes.

Pas lajmit të hidhur, miqtë dhe familjarët e kujtuan Alves përmes mesazheve të publikuara në rrjetet sociale.

Mikesha e saj Sarah Mahdavi e përshkroi 22-vjeçaren si një person shumë të afërt me të dhe kërkoi respekt për familjen gjatë periudhës së zisë.

“Duda, përveçse shoqja ime më e mirë, ishte familja ime, dashuria ime dhe shumë më tepër sesa mund ta imagjinoj ndonjëherë”, shkroi Mahdavi.

Edhe kushërira e saj, 19-vjeçarja Giovanna Alves, shprehu dhimbjen për humbjen, duke thënë se kishte pasur privilegjin ta njihte Dudan për 19 vjet.

Mikesha e saj Clarissa Pavie e kujtoi për humorin dhe autenticitetin, ndërsa familjarë dhe miq u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Funerali u zhvillua të martën në një kishë në São Paulo. Gjatë ceremonisë, babai i 22-vjeçares falënderoi të gjithë ata që qëndruan pranë familjes dhe shprehën dashurinë dhe mbështetjen e tyre për vajzën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...

“Nëse Gjermania mund të ulë taksat, pse Shqipëria duhet të bëjë të kundërtën?”, Xhixho...

0
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, i ka bërë thirrje Kuvendit të votojë projektligjin e kësaj force politike për pezullimin e taksës së...