23 C
Tiranë
Thursday, August 6, 2026

Athinë – Dyshohet për vrasje-vetëvrasje, çifti i moshuar gjendet i vrarë në apartament

Autoritete greke po hetojnë një ngjarje tragjike që dyshohet të jetë një vrasje-vetëvrasje. Një burrë 74-vjeçar besohet se ka qëlluar gruan e tij përpara se të marrë jetën e tij.

Sipas raportimeve, burri u gjet me një plagë në kokë, ndërsa gruaja kishte marrë një plumb në gjoks. Policia vuri re se trupi i gruas ishte në një gjendje të avancuar dekompozimi krahasuar me atë të burrit, duke sugjeruar një diferencë kohe mes vdekjeve. Në vendngjarje u sekuestrua një armë gjuetie dhe dy fishekë të përdorur.

Banorët e pallatit alarmuan autoritetet pas një erë të keqe që vinte nga apartamenti i çiftit. Një fqinj, i cili sapo ishte kthyer nga pushimet, vuri re se dritat në apartament ishin ndezur për ditë me radhë. “Të hënën erë e keqe ishte e padurueshme, e mërkurë situata u përkeqësua,” rrëfeu fqinj. “E kuptuam se diçka nuk shkonte dhe thirrëm policinë.”

Fqinjët e tjerë e përshkruan gruan si të sëmurë rëndë dhe burrin si të prekur thellë nga gjendja e saj. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes tragjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...

Pezeshkian thyen heshtjen: “Nuk do të jap dorëheqjen, do të qëndroj i vendosur”

0
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga detyra, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje...