5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

UEFA gjobit FSHF-në me 200 mijë euro: “20% e tribunave të mbeten bosh për thirrje urrejtjeje ndaj Serbisë”

Para ndeshjes së Shqipërisë me Letoninë më 9 shtator 2025 për eliminatoret e Botërorit “USA–Canada–Mexico 2026”, UEFA ka vendosur një masë të rëndë ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF). Gjoba prej 200 mijë eurosh dhe detyrimi që 20% e ulëseve në “Air Albania Stadium” të mbeten bosh është pasojë e sjelljeve të papranueshme të tifozërisë gjatë ndeshjes kundër Andorrës, ku u dëgjuan thirrje urrejtjeje ndaj Serbisë dhe u hodhën sende në fushë.

Ky nuk është rasti i parë. Vetëm gjatë katër viteve të fundit, FSHF-ja ka paguar mbi 2 milionë euro gjoba për veprime të ngjashme të një grupi të vogël tifozësh, që vetëquhen “kuq e zi”.

Ekspertët e futbollit dhe drejtuesit e FSHF-së theksojnë se këto sjellje nuk përfaqësojnë shpirtin patriotik të Kombëtares, por dëmtojnë imazhin e sportit shqiptar. “Paratë që sot përdoren për të paguar gjoba mund të shërbenin për ndërtimin e terreneve sportive, mbështetjen e ekipeve të të rinjve, trajnimet për trajnerët dhe gjyqtarët apo projekte sociale”, theksohet në njoftim.

FSHF-ja dhe autoritetet shtetërore paralajmërojnë masa të rrepta: identifikim dhe ndëshkim individual për çdo shkelës, përjashtim i përjetshëm nga stadiumet për përsëritësit, si dhe ndjekje penale për fyerje publike dhe veprime që rrezikojnë sigurinë.

Ndeshja kundër Letonisë shihet si një mundësi për tifozët e vërtetë që të tregojnë anën më të bukur të mbështetjes dhe të krijojnë një ambient të denjë për futbollin shqiptar, larg thirrjeve urrejtjeje dhe gjobave që dëmtojnë Kombëtaren.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...