21.5 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Makabër në Melbourne: Dy djem të rinj vriten me thikë nga një grup i maskuar

Melbourne tronditet nga një krim i tmerrshëm: dy djem, 12 dhe 15 vjeç, u sulmuan dhe u vranë me thikë nga një grup rreth tetë personash të maskuar dhe të armatosur me armë të ftohta.

Sipas autoriteteve, sulmet ndodhën mbrëmjen e së shtunës në dy lokacione të afërta, ndërsa viktimat nuk kishin asnjë lidhje me aktivitete kriminale. Fëmija 12-vjeçar ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa shoku i tij 15-vjeçar u gjet pak më vonë pa shenja jete.

Policia e Viktorias po heton intensivisht për të zbuluar motivet dhe për të kapur autorët, ndërkohë që ende nuk dihet nëse sulmi ishte i qëllimshëm apo një ngatërrim identiteti.

Ngjarja vjen në një kohë kur krimet e rënda në Australi janë rritur, me një shtim prej 9% gjatë vitit 2024, duke alarmuar komunitetin dhe autoritetet lokale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...