22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Rusia prezanton vaksinën e parë mRNA kundër kancerit: “Enteromix” synon të shkatërrojë qelizat kancerogjene

Rusia ka zhvilluar një vaksinë të re kundër kancerit, e quajtur “Enteromix”, e cila tashmë po administrohet tek pacientët dhe sipas mediave ndërkombëtare, rezultatet janë shumë inkurajuese. Trajtimi bazohet në teknologjinë inovative mRNA, të ngjashme me vaksinat kundër COVID-19, dhe është personalizuar sipas informacionit gjenetik të secilit pacient.

Alexander Ginzburg, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kërkimeve për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë (NF Gamalei), bëri të ditur se vaksina synon të stërvisë sistemin imunitar për të njohur dhe shkatërruar qelizat kancerogjene, duke zvogëluar edhe tumoret e mëdha. Ndryshe nga kimioterapia apo radioterapia tradicionale, Enteromix ofron një trajtim të synuar dhe më pak të rëndë për pacientët.

Sipas deklarimeve, vaksina ka treguar 100% efektivitet në provat klinike dhe nuk janë raportuar efekte anësore serioze. Aktualisht, ajo është në pritje të miratimit përfundimtar nga Ministria Ruse e Shëndetësisë, para se të shpërndahet tek pacientët rusë falas.

Ginzburg theksoi se Qendra Gamalei prodhon ekskluzivisht vaksinën dhe se trajtimet eksperimentale filluan në gusht 2025 për pacientët me melanomë, në bashkëpunim me institucionet kryesore kërkimore të Moskës.

Kjo vaksinë përfaqëson një hap potencialisht revolucionar në luftën kundër kancerit, duke ofruar një qasje të personalizuar dhe më pak invazive ndaj një sëmundjeje që preket miliona njerëz çdo vit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...