23.5 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Tragjedi në Lezhë: 16-vjeçarja humb jetën pas kontaktit me kabllo elektrike

Lezhë – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e fshatit Zejmen, ku një vajzë 16-vjeçare humbi jetën mbrëmjen e së hënës.

Sipas policisë, viktima po kthehej në banesën e saj kur dyshohet se ra në kontakt me kabllo elektrike të zhveshura, gjë që shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje dhe dhimbje të madhe në komunitet, ndërsa autoritetet paralajmërojnë qytetarët për rrezikun nga linjat e tensionit të lartë dhe nevojën për të shmangur kontaktin me kabllo të ekspozuara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...