36.8 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Rama prezanton paketën e re ligjore: Fund ndërtimeve pa leje do të mbrohet territori

Tiranë – Qeveria shqiptare ka prezantuar një paketë të re ligjore që synon mbrojtjen e pronës dhe territorit, në një konferencë ku morën pjesë kryeministri Edi Rama dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Kryeministri Rama theksoi se kjo paketë është rezultat i një pune intensive të një grupi të gjerë ekspertësh, juristësh dhe deputetësh të angazhuar në komisionin e ligjeve, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së territorit.

Është një tërësi masash që do të na japin mundësinë të kemi në dorë instrumente të reja për të mbrojtur territorin, duke nisur nga ndalimi përfundimtar i ndërtimeve pa leje dhe deri tek mbrojtja e autorësisë së projekteve arkitektonike, të cilat shpesh janë deformuar nga ndërhyrjet e ndërtuesve,” tha Rama.

Ai shtoi se një tjetër qëllim i paketës është mbrojtja e qytetarëve nga mashtrimet, ku objekte të ndërtuara nuk përputhen me pamjet dhe lejet e paraqitura. Sipas kryeministrit, ligji synon të sjellë rend dhe transparencë në ndërtim, duke garantuar një mbrojtje më të mirë të territorit dhe pronës private.

Autoritetet njoftuan se ligji do të nisë të zbatohet gradualisht, duke i dhënë prioritet kontrolleve të ndërtimeve të paligjshme dhe verifikimit të projekteve arkitektonike në të gjithë vendin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...