26.6 C
Tiranë
Thursday, August 6, 2026

Aksident tragjik në Çermë-Divjakë: Humb jetën 47-vjeçarja, tre të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë me pasojë një viktimë dhe tre të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Çermë–Divjakë.

Një automjet tip Volkswagen Passat, me katër persona në bord, ka humbur kontrollin teksa dilte nga rruga e fshatit Çermë-Sektor për në aksin kryesor dhe ka përfunduar në kanal. Përplasja ka rezultuar fatale për një nga pasagjeret, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Viktima është identifikuar si Majlinda Sula, 47 vjeçe, e cila humbi jetën nga plagët e marra. Në gjendje kritike ndodhen drejtuesi i mjetit Ferit Mekshi, 63 vjeç, Afërdita Mekshi, 37 vjeçe dhe djali i saj 15-vjeçar, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spital.

Sipas banorëve të zonës, dalja nga rruga e Çermë-Sektorit drejt rrugës nacionale është një pikë e rrezikshme, ku edhe në të shkuarën janë shënuar aksidente me pasoja tragjike.

Policia po heton shkaqet e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Enjte, 6 Gusht 2026

0
Për 6 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...