25.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

“Nga varrimi i Endritit te hakmarrja: Rrëfimi i Erjon Alibejt për intrigat, vrasjet dhe aleancën me Nuredin Dumanin”

Pas vrasjes së Endrit Alibejt, rrjeta e intrigave në Elbasan u përshkallëzua në një spirale gjaku dhe pabesish. Të gjithë akuzonin njëri-tjetrin, ndërsa grupet rivale përpiqeshin të fusnin kundërshtarët në luftë të hapur.

Sipas dëshmisë së Erjon Alibejt, ditën e varrimit të vëllait, krahu i djathtë i Çapjave, Bledar Muça, i pëshpëriti se “vetëm Suel Çela i bën këto masakra”. Një aludim i qartë për ta futur familjen Alibej në konflikt të ri. Nga ana tjetër, vëllezërit Çopja vijuan lojën e dyfishtë, duke e lidhur sërish Suelin me ngjarjen, për shkak të plagosjes së kushëririt të tij nga Erjoni.

Por në një takim ballë për ballë, vetë Suel Çela i dha Alibejt emrat e vërtetë të atentatorëve. Kjo ishte pika që e ktheu Erjonin në një figurë të frikshme, të vendosur për të hetuar vetë. Ai nuk i besonte askujt: maskohej si shpërndarës picash, ndiqte lëvizjet e rivalëve dhe mblidhte të dhëna për vrasësit e vëllait.

Në rrëfimet e tij, Erjoni zbulon edhe ironitë e hidhura të botës së krimit: Franci Çopja, një nga atentatorët, shkoi për ngushëllim pas vrasjes, duke lënë mbi arkivol vetëm 50 euro. “Më i madhi, Dari, dikur kishte hyrë në trafik falë ndihmës së Endritit, e më pas i mori jetën,” kujton ai.

Por hakmarrja nuk u ndal këtu. Vetëm 6 muaj pas atentatit, u ekzekutuan vëllezërit Baho, njerëzit më të afërt të Erjonit. Viktimë mbeti Klevi Baho, i cili tentoi të kundërpërgjigjej dhe u qëllua me breshëri kallashnikovësh. Pak muaj më vonë, atentatorët goditën sërish: u vra kushëriri i tij, 25-vjeçari Andi Zylyfi, vetëm sepse ishte pranë Alibejve.

I njohur me nofkën “Krymi”, Erjoni u shndërrua në hije, duke shmangur jo vetëm kundërshtarët, por edhe drejtësinë. I shtyrë nga humbjet dhe urrejtja, ai lidhi aleancën e tij më të errët: me vrasësin e frikshëm Nuredin Dumanin. Në botën e tyre, parimi ishte i qartë: “Armiku i armikut tim është miku im.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...