26.4 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Obama pas vrasjes së Charlie Kirk: “Amerika në një pikë kthese, dhuna politike nuk ka vend në demokraci”

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, reagoi për herë të parë mbi vrasjen e Charlie Kirk, duke e quajtur atë një akt tragjik që thellon më tej tensionet politike në Shtetet e Bashkuara.

Duke folur në një aktivitet në Erie, Pensilvani, Obama tha se nuk e njihte personalisht Kirk dhe nuk ndante shumë nga pikëpamjet e tij, por vrasjen e konsideroi “horrific” dhe një goditje të rëndë për shoqërinë amerikane.

“Besoj se në kohë si kjo, kur tensionet janë të larta, një pjesë e detyrës së presidentit është t’i bashkojë njerëzit. Dhuna politike nuk ka vend në një demokraci,” u shpreh Obama.

Ai kritikoi retorikën përçarëse në politikën amerikane, duke nënvizuar se në të kaluarën, edhe presidentë republikanë në momente të tilla kanë zgjedhur të theksojnë unitetin kombëtar.

Shtëpia e Bardhë reagoi menjëherë pas deklaratës, duke e cilësuar Obamën “arkitektin e përçarjes politike moderne” dhe duke akuzuar demokratët se po e përdorin ngjarjen për përfitime politike.

Vrasja e Kirk, një figurë e njohur konservatore dhe themelues i “Turning Point USA”, ka tronditur skenën politike amerikane. Para arrestimit të Tyler Robinson, i akuzuar për ekzekutimin, aleatët e ish-presidentit Donald Trump fajësuan aktivistët e majtë dhe retorikën e demokratëve për nxitjen e klimës armiqësore.

Obama, megjithatë, theksoi se “Amerika ndodhet në një pikë kthese” dhe se sfida më e madhe sot është rikthimi i besimit në institucionet demokratike dhe shmangia e dhunës si mjet përballjeje politike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...