30.1 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Mungoi debati parlamentar, opozita ndërpreu programin që qytetarët donin të dëgjonin”, Gogu: Seanca zgjati vetëm 25 minuta

Ministri i Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, komentoi për mediat pas përfundimit të seancës plenare, e cila zgjati vetëm 25 minuta, duke theksuar se shkak për këtë ishte veprimtarinë e opozitës në Kuvend.

“Ju e vutë re dispozicionin e kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit, për shkak se Kuvendi i takon opozitës. Ne kemi ardhur për shkak se kemi detyrimin ndaj shqiptarëve që kanë votuar dhe debatin parlamentar është në qendër të Kuvendit dhe ne do ta sigurojmë që opozita të ketë të gjithë hapësirën e saj,” tha Gogu.

Ai akuzoi kreun e grupit parlamentar të PD-së për veprime të dhunshme gjatë seancës. “Nëse kreu i grupit parlamentar të PD tenton të qëllojë me librin e Kushtetutës kryeministrin, duke shfaqur dhunë verbale dhe fizike, po ju them që ne nuk do jemi asnjëherë të gatshëm për të qenë të pranishëm në seanca të tilla, sepse ky është parlamenti i shqiptarëve që duan të shkojnë në Europë. Ky është parlament që duhet të ndalet nga çdo shenjë dhune verbale. Mungoi debati parlamentar. Është opozita që ka ndërprerë programin që qytetarët donin të dëgjonin,” shtoi ministri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ju erdhi fundi! Poshtë oligarkia”/ Gratë dhe vajzat në krye të marshimit, protestuesit kërkojnë...

0
Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit, ndërsa edhe këtë mbrëmje gratë dhe vajzat janë në krye të protestës. Gjatë marshimit dëgjohen thirrje për...

“Divjaka bashki!”/ Protesta e banorëve hyn në ditën e 25-të: “Nesër edhe më shumë!”

0
Protesta e banorëve të Divjakës ka hyrë këtë të hënë në ditën e 25-të, ndërsa qytetarët vijojnë të kundërshtojnë reformën e re administrative të...

E rëndë në Lushnje, 45-vjeçari vrau nënën 80-vjeçare me sëpatë dhe plagosi rëndë babanë

0
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Lushnje, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka vrarë nënën e tij dhe...

Dyshohet se vrau të dy prindërit brenda banesës, djali largohet me automjet – policia...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kësaj të hëne fshatin Zhym, në Njësinë Administrative Krutje, në Lushnje, ku një djalë dyshohet se...

Horoskopi ditor, e Martë, 25 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe vendosmëri. Një çështje në punë mund të kërkojë një vendim të shpejtë, ndërsa në dashuri një bisedë e...