34.8 C
Tiranë
Saturday, September 5, 2026

Efektivi i policisë dyshohet për marrëdhënie me një 16-vjeçare, nis hetimi në Përmet

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Përmeti, ku një efektiv policie me inicialet A. A., 56 vjeç, dyshohet se ka pasur një marrëdhënie intime me një vajzë 16-vjeçare nga Këlcyrja. Rasti u bë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, çka çoi menjëherë në nisjen e hetimeve nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Grupi hetimor ka zbuluar se ngjarja lidhet me disa video me përmbajtje intime, të cilat janë shpërndarë virtualisht dhe janë në posedim të disa të rinjve, shokë të vajzës. Dyshohet se këta persona kanë tentuar ta shantazhojnë efektivin, duke i kërkuar para në këmbim të mospublikimit të materialeve.

Deri tani, janë shoqëruar shtatë persona, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe rolin e secilit individ të përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...