22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Al Nassr shkatërron Al Riyadh, Ronaldo e Félix shkëlqejnë me nga dy gola

Një mbrëmje e artë për Al Nassr në Al-Awwal Park, ku skuadra e udhëhequr nga Jorge Jesus regjistroi një fitore të thellë 5-1 ndaj Al Riyadh, duke marrë kreun e renditjes në Ligën Saudite.

Mbrojtja e dobët e miqve u shfrytëzua maksimalisht nga yjet e vendasve, ndërsa vetëm pritjet e portierit Milan Borjan shmangën një rezultat edhe më të thellë.

Heroi i zakonshëm ishte Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy herë dhe e çoi totalin personal në 946 gola, duke u afruar gjithnjë e më shumë objektivit monumental prej 1.000 golash në karrierë. Në të njëjtin nivel shkëlqeu edhe bashkëkombësi i tij, Joao Félix, autor i dy golave dhe një asistimi, duke konfirmuar formën e tij të jashtëzakonshme pas transferimit në Arabinë Saudite.

Seria e golave nisi që në minutën e 5-të me Félix-in, ndërsa në pjesën e parë rezultati shkoi deri në 3-0, me një tjetër gol të anulua për faull në mesfushë. Al Riyadh reagoi disi në pjesën e dytë, duke gjetur golin e nderit me Syllas, pas një aksioni të bukur të Okou. Por gëzimi zgjati pak, pasi Al Nassr riktheu kontrollin dhe e mbylli ndeshjen me pesë gola gjithsej.

Me këtë fitore, Al Nassr barazon me pikë Al Ittihad (9), por falë golavarazhit të lartë merr kryesimin e kampionatit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...