10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Lamine Yamal në garë për ‘Topin e Artë 2025’: Barcelona dhe Spanja presin një tjetër mrekullI

Barcelona dhe gjithë Spanja janë në pritje të një momenti historik nga talenti i jashtëzakonshëm, Lamine Yamal, i cili është mes të nominuarve për çmimin më prestigjioz individual në botën e futbollit, “Topi i Artë 2025”.

Adoleshenti 18-vjeçar do të jetë i pranishëm në ceremoninë madhështore që do të mbahet më 22 shtator, në Teatrin e Chatelet në Paris, ku do të garojë për titullin e futbollistit më të mirë të vitit.

Sipas mediave spanjolle, Yamal ka përgatitur edhe një plan special për këtë natë të paharrueshme: ai do të shoqërohet nga 20 anëtarë të familjes, të gjithë të veshur me krijime ekskluzive nga Dolce & Gabbana. Ky detaj e vendos sulmuesin e Barcelonës jo vetëm në qendër të vëmendjes sportive, por edhe asaj mondane.

Në sezonin 2024/25, Yamal shkëlqeu me fanellën blaugrana, duke luajtur në 55 ndeshje, shënuar 18 gola dhe dhënë 25 asistime, duke ndihmuar Barcelonën të fitonte La Ligën dhe Copa del Rey. Këto statistika e rendisin atë mes kandidatëve më të fortë për trofeun.

Megjithatë, favorit për çmimin mbetet Ousmane Dembele i PSG-së, ndërsa në garë janë edhe emra si Raphinha. Nëse Yamal arrin të triumfojë, ai do të bëhet një nga fituesit më të rinj në historinë e “Topit të Artë”, duke planifikuar më pas një festë private në Paris për të shënuar suksesin.

Të gjithë sytë e botës së futbollit janë tashmë të drejtuar nga Parisi, për të zbuluar nëse ky 18-vjeçar i jashtëzakonshëm do të shkruajë historinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...