21.8 C
Tiranë
Sunday, September 20, 2026

Kapet në makinë Valter Bami, theu masën e arrestit shtëpiak

Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, është kapur nga policia e Elbasanit pasi ka thyer masën e arrestit shtëpiak.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një kontrolli rutinë të qarkullimit rrugor, kur një efektiv ndaloi një automjet tip Audi, i drejtuar nga një shtetase. Pasagjer në makinë ishte pikërisht Bami.

Fillimisht, ai i ka kërkuar policit që të mos e vononte gjatë kontrollit, duke justifikuar se ishte në gjendje hasmërie. Por pas identifikimit të plotë, efektivi i qarkullimit ka shoqëruar 37-vjeçarin për në Drejtori Vendore e Policisë Elbasan.

Valter Bami akuzohet si i përfshirë në atentatin e ndodhur në Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino, 29 vjeç, kunati i Gentian Bejtjas, që dyshohet se ishte shënjestra e sulmit.

Autoritetet pritet t’i rikthejnë dosjen në Prokurori për shkeljen e masës së sigurisë dhe për të vendosur mbi një masë më të rëndë ndaj tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...