20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Greqi/ Varrosi nënën në stallë, dhe e fshehu per 3 vite për të marrë pensionin, arrestohet 62-vjeçarja në Viotia

Një ngjarje makabre ka tronditur Greqinë Qendrore, ku një 62-vjeçare është arrestuar pasi akuzohet se ka mbajtur të fshehur për tri vite vdekjen e nënës së saj, vetëm që të vazhdonte të përfitonte pensionin dhe pagesat e paaftësisë.

Sipas mediave greke, e dyshuara, drejtoreshë e një Qendre Komunitare në Oinofyta, ka pranuar përpara policisë se nëna e saj 91-vjeçare ndërroi jetë nga shkaqe natyrale në verën e vitit 2023. Në vend që të njoftonte autoritetet, ajo vendosi ta varroste fshehurazi trupin e saj në një stallë pranë shtëpisë, me ndihmën e një të huaji, identiteti i të cilit nuk është zbuluar.

Për më shumë se një vit, 62-vjeçarja mashtronte banorët dhe të afërmit, duke thënë se e moshuara ndodhej në shtëpi. Madje, ditët e fundit ajo paraqiti një tjetër grua të moshuar, duke e prezantuar si nënën e saj, por nën presionin e hetimeve, pranoi të vërtetën e tmerrshme.

Policia, në prani të oficerit gjyqësor, kreu zhvarrosjen dhe gjeti skeletin e mbështjellë me çarçafë, të mbuluar me një shtresë të hollë dheu.

Ngjarja u zbulua falë denoncimeve të komunitetit lokal dhe familjarëve, të cilët kishin vënë re se prej kohësh nuk e kishin parë më 91-vjeçaren.

62-vjeçarja do të dalë para prokurorit të Tebës, ndërsa ndaj saj janë ngritur akuza për mosnjoftim të vdekjes, dëshmi të rreme, mashtrim dhe vrasje nga pakujdesia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...