12.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Rodos/ Dy shqiptarë në pranga, kapen me 806 gramë kokainë të fshehur në lavatriçe të vjetër

Policia greke ka finalizuar një operacion antidrogë në ishullin turistik të Rodosit, duke vënë në pranga tre persona, mes tyre dy shqiptarë të moshës 28 dhe 30 vjeç, të cilët konsiderohen si drejtuesit e një grupi kriminal që shpërndante drogë.

Hetimi nisi pas mbikëqyrjes së 30-vjeçarit, i dyshuar si furnizues dhe koordinues i shitjeve përmes telefonit. Gjatë aksionit, efektivët gjetën të fshehura në një park tetë pako me kokainë, me peshë totale 806 gramë, të futura brenda një lavatriçeje të vjetër. Po ashtu, në kontrollet trupore dhe në automjetin e përdorur nga shqiptarët, u sekuestruan telefona celularë, një sasi e vogël kanabisi si dhe pajisje për regjistrim imazhesh.

Dy të dyshuarit iu rezistuan oficerëve gjatë arrestimit, duke përdorur dhunë. Përveç akuzave për trafik droge, ndaj tyre rëndojnë edhe veprat penale të dhunës ndaj punonjësve të policisë dhe qëndrimit të paligjshëm në Greqi. Ndërkohë, 30-vjeçari përballet edhe me akuzën e shkeljes së rregullores mbi mbrojtjen e të dhënave personale (GDPR).

Sipas policisë greke, kokaina tregtohej me 100 euro për gram në ishullin turistik, ndërsa vlera e lëndës narkotike të sekuestruar arrinte deri në 80 mijë euro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...