Mbledhja e Komisionit të Ligjeve në Bashkinë e Tiranës, e parashikuar për sot, është shtyrë për nesër në orën 10:00.
Ky komision pritet të fusë në rend dite të Këshillit Bashkiak çështjen e shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Deri më tani, këshilltarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak nuk kanë marrë asnjë vendim apo orientim lidhur me kërkesën e Veliajt për të marrë pjesë dhe për t’u dëgjuar në mbledhjen ku do të shqyrtohet shkarkimi i tij.






