23 C
Tiranë
Thursday, August 6, 2026

Elbasan/ 38-vjeçari në arrest me burg për abuzim seksual me vajzën e mitur të bashkëjetueses

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për një 38-vjeçar, i identifikuar me inicialet B.B., i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij.

Sipas informacionit zyrtar, i riu ka pranuar veprimet, por ka pohuar se ato ishin me dëshirën e vajzës. Viktima, e cila sot është 15 vjeç, ka dëshmuar përpara psikologut dhe oficerëve të policisë se abuzimi ka zgjatur për rreth katër muaj.

Ndërkohë, nëna e vajzës është pozicionuar në mbrojtje të të pandehurit, duke e akuzuar të bijën për sjellje të papranueshme, një fakt që ka ngjallur reagime të forta në publik.

Rasti ka rikthyer vëmendjen tek pasojat e rënda të abuzimit seksual ndaj të miturve dhe problematika e familjeve që nuk mbrojnë fëmijët, por shpesh justifikojnë ose mbështesin autorët e krimeve të tilla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...

Pezeshkian thyen heshtjen: “Nuk do të jap dorëheqjen, do të qëndroj i vendosur”

0
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga detyra, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje...