19.6 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Kuvendi mblidhet të mërkurën për caktimin e komisioneve të përhershme, opozita paralajmëron Kushtetuesen

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të mbahet të mërkurën në orën 10:00, me urdhër të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Në rend të ditës janë dy projektvendime: “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit” dhe “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme”. Këto vendime pritet të kalojnë në seancë pas miratimit paraprak në Konferencën e Kryetarëve, e cila u zhvillua sot nën drejtimin e Peleshi.

Propozimet janë depozituar vetëm nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, çka ka shtuar tensionet mes mazhorancës dhe opozitës. Kjo e fundit ka paralajmëruar ankimim në Gjykatën Kushtetuese, duke argumentuar se ndryshimet në rregulloren e Kuvendit nuk duhej të miratoheshin me procedurë të përshpejtuar, por me dakordësinë e pakicës parlamentare.

Në seancën e 16 shtatorit, me 79 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi miratoi ndryshimet që përcaktojnë ngritjen e 11 komisioneve parlamentare të përhershme, mes të cilëve:
• Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
• Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
• Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
• Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
• Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme, etj.

Seanca e fundit plenare, ajo e 18 shtatorit, u shoqërua me tensione dhe dhunë mes deputetëve të opozitës, duke u ndërprerë vetëm pas 25 minutash. Për shkak të përplasjes, kryetari i grupit socialist, Taulant Balla, kërkoi kalimin direkt në proces votimi, duke miratuar programin politik dhe përbërjen e qeverisë së re me 82 vota pro.

Mazhoranca shprehet se procesi është ligjor dhe në përputhje me rregulloren, ndërsa opozita e sheh si shkelje të hapur të procedurave dhe si një tjetër rast përjashtimi të saj nga vendimmarrja parlamentare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...