14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Sulm kibernetik paralizon aeroportet europiane, mijëra pasagjerë përballen me vonesa

Pasagjerët në disa nga aeroportet më të mëdha të Evropës po përballen sërish me kaos dhe vonesa, pas sulmit kibernetik që goditi sistemet e check-in dhe imbarkimit të kompanisë amerikane Collins Aerospace, degë e gjigantit të industrisë ajrore dhe mbrojtjes RTX.

Problemet nisën të premten, duke ndërprerë funksionimin e softuerit automatik të përdorur nga shumë linja ajrore ndërkombëtare. Prej atëherë, aeroportet në Heathrow të Londrës, Bruksel, Dublin dhe Berlin kanë raportuar ndërprerje të shërbimeve dhe vonesa masive.

Agjencia e Sigurisë Kibernetike të BE-së konfirmoi se Collins ishte viktimë e një sulmi ransomware, një formë agresioni ku hakerët bllokojnë sistemet dhe kërkojnë shpërblim për rikthimin e tyre. Aktualisht, personeli i linjave ajrore është detyruar të kryejë përpunim manual të pasagjerëve dhe bagazheve, duke rritur kaosin në terminale.

Kompania tha të hënën se po punonte ngushtë me katër aeroporte dhe linja ajrore të prekura, ndërsa përditësimet e sigurisë janë në fazat përfundimtare.

Sipas “The Guardian”, dyshimet e para lidhen me mundësinë e një sulmi të sponsorizuar nga shteti. Jonathan Hall KC, vlerësues i pavarur i qeverisë britanike për legjislacionin kundër terrorizmit, deklaroi për “Times Radio”:

“Çdo gjë është e mundur”, kur u pyet nëse Rusia apo një shtet tjetër mund të qëndronte pas sulmit.

Ndërkohë, autoritetet europiane paralajmërojnë se efektet e plotë të sulmit mund të zgjasin edhe disa ditë, deri në rikthimin e plotë të funksionalitetit të sistemeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...