20.2 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Manchester City me nisjen më të dobët në Premier League që prej vitit 2006

Manchester City i Pep Guardiolës po kalon një periudhë të vështirë në kampionat, duke shënuar nisjen më të dobët në Premier League që nga sezoni 2006-2007. Pas pesë javëve, kampionët në fuqi kanë grumbulluar vetëm shtatë pikë dhe aktualisht renditen në vendin e nëntë të tabelës.

City e nisi sezonin me një fitore të thellë 4-0 në udhëtim ndaj Wolves, por më pas pasuan dy humbje të papritura ndaj Tottenhamit dhe Brightonit. Pas këtyre rezultateve zhgënjyese, skuadra reagoi me një fitore në derbin e Manchesterit, por sërish humbi terren në ndeshjen e fundit ndaj Arsenalit.

Në “Emirates Stadium”, “Cityzens” ishin pranë triumfit pas golit të epërsisë, por në minutat e fundit pësuan barazimin, duke u larguar me vetëm një pikë (1-1).

Ndeshja e radhës për Cityn do të jetë në “Etihad Stadium” ndaj Burnleyt, ku Guardiola kërkon rikthimin e skuadrës në rrugën e fitoreve për të mos lënë rivalët të shkëputen që në fillim të sezonit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...