26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Meloni kritikon protestuesit pro-palestinezë në Milano: “Dhuna nuk ndihmon askënd”

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, reagoi ashpër pas përplasjeve të dhunshme që ndodhën përpara Stacionit Qendror në Milano gjatë një proteste pro-palestineze. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale treguan momente tensioni mes protestuesve dhe forcave të rendit.

“Imazhet që vijnë nga Milano janë të turpshme: të vetëshpallur ‘pro-palestinezë’, ‘antifashistë’ dhe ‘pacifistë’, që shkatërrojnë stacionin dhe përfshihen në dhunë kundër policisë,” shkruajti Meloni në rrjetet sociale.

Kryeministrja theksoi se veprime të tilla nuk kanë lidhje me solidaritetin e vërtetë dhe se “dhuna dhe shkatërrimi nuk do të ndryshojnë jetën e njerëzve në Gaza, por do të kenë pasoja konkrete për qytetarët italianë, të cilët do të vuajnë dhe do të paguajnë për dëmet e shkaktuara nga këta huliganë.”

Meloni shprehu mbështetje për forcat e rendit dhe u bëri thirrje organizatorëve të grevës dhe forcave politike të dënojnë qartë këto veprime. “Mendimet e mia janë me policinë, e detyruar të përballet me arrogancën dhe dhunën e panevojshme të këtyre pseudo-protestuesve,” përfundoi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...