Ish-banorja e “Big Brother VIP 4” dhe ish-“Kupid” e “Për’puthen”, Loredana Brati, ka reaguar publikisht pas zërave që e lidhin me një prej konkurrentëve të programit të njohur të dashurisë.
Në një lidhje telefonike me moderatorin Ronaldo Sharka në emisionin “Live From Tirana”, Brati tha se është ndjerë e mërzitur nga lajmet e publikuara në rrjet, ku u aludua se ajo ishte në një romancë që e detyroi të largohej nga emisioni.
“Jam mërzitur nga këto lajme, por do të kalojë. Fakti që fansat dhe publiku më kanë përkrahur më bën të ndihem mirë. Me djalin në fjalë nuk kam asnjë lidhje, thjesht u takuam rastësisht në restorantin ku ai punonte,” – u shpreh Loredana.
E pyetur nga Sharka për krahasimin me lajmet e dikurshme që e lidhën me reperin Don Xhoni, Brati u tregua e hapur, duke pranuar se atëherë kishte qenë vetë ajo që kishte nxjerrë detaje:
“Doli nga dora ime, dora jonë. E pranova kritikat dhe komentet. Por tani është ndryshe, sepse u tha se lashë ‘Për’puthen’ për një lidhje, gjë që nuk është e vërtetë. Unë isha larguar më herët.”






