27.7 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

“Nuk kam lidhje me të, ishte rastësi”, Loredana Brati reagon pas thashethemeve për romancë me konkurrent të “Për’puthen”

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4” dhe ish-“Kupid” e “Për’puthen”, Loredana Brati, ka reaguar publikisht pas zërave që e lidhin me një prej konkurrentëve të programit të njohur të dashurisë.

Në një lidhje telefonike me moderatorin Ronaldo Sharka në emisionin “Live From Tirana”, Brati tha se është ndjerë e mërzitur nga lajmet e publikuara në rrjet, ku u aludua se ajo ishte në një romancë që e detyroi të largohej nga emisioni.

Jam mërzitur nga këto lajme, por do të kalojë. Fakti që fansat dhe publiku më kanë përkrahur më bën të ndihem mirë. Me djalin në fjalë nuk kam asnjë lidhje, thjesht u takuam rastësisht në restorantin ku ai punonte,” – u shpreh Loredana.

E pyetur nga Sharka për krahasimin me lajmet e dikurshme që e lidhën me reperin Don Xhoni, Brati u tregua e hapur, duke pranuar se atëherë kishte qenë vetë ajo që kishte nxjerrë detaje:
“Doli nga dora ime, dora jonë. E pranova kritikat dhe komentet. Por tani është ndryshe, sepse u tha se lashë ‘Për’puthen’ për një lidhje, gjë që nuk është e vërtetë. Unë isha larguar më herët.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...