26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Tragjedi në futbollin anglez: Ish-talenti i Arsenalit, Billy Vigar, humb jetën në moshën 21-vjeçare

Një lajm i rëndë ka tronditur botën e futbollit. Billy Vigar, ish-lojtar i akademisë së Arsenalit dhe aktualisht pjesë e Chichester City, ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në moshën vetëm 21-vjeçare.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, Vigar humbi jetën pasi u përplas me një mur betoni, duke pësuar një dëmtim fatal në tru. Ngjarja e rëndë ka sjellë reagime të shumta nga futbolli anglez, me klubin e Arsenalit dhe trajnerin Mikel Arteta që kanë shprehur dhimbjen e tyre të thellë.

“Lajmi është tronditës, e mora dje dhe mendova menjëherë për familjen. Është shumë e vështirë të përballesh me diçka të tillë në një mënyrë kaq të papritur. Shpresoj që ata të gjejnë forcë dhe qetësi në këtë moment tragjik. Ne i japim mbështetjen tonë të plotë familjes së Billy-t dhe mendimet tona janë me të dashurit e tij”, tha Arteta në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Newcastle.

Vigar kishte luajtur për skuadrat U-18 dhe U-21 të Arsenalit, por nuk arriti të debutojë me ekipin e parë. Megjithatë, ai mbahet mend si një futbollist me perspektivë dhe një djalosh i përkushtuar në fushë.

Arsenali publikoi një deklaratë zyrtare të enjten mbrëma, ku shprehej:
“Jemi të tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit tonë, Billy Vigar. Mendimet tona janë me familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë dashur.”

Lajmi ka prekur thellë edhe tifozët e Arsenalit dhe të Chichester City, të cilët kanë mbushur rrjetet sociale me mesazhe ngushëllimi dhe homazhe për një talent që u shua shumë herët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...