14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi: Artan Hoxha zbërthen ngjarjen “Zona ka qënë me parcela kanabisi”

Në një intervistë për emisionin “Now” me Erla Mëhillin, gazetari Artan Hoxha dha detaje nga ngjarja e rëndë ku u vra biznesmeni italian Edoardo Sarchi. Sipas Hoxhës, ngjarja ndodhi në një arterie kryesore, ku personat që ishin me italianin, në panik, kanë zbritur nga automjeti për t’i shpëtuar plumbave.

Plumbat kanë kapur gomën dhe diskun e makinës dhe një rikoshet e godet biznesmenin italian në një arterie kryesore, çka i ka shkaktuar vdekje të menjëhershme nga hemoragjia e madhe,” tha Hoxha, duke theksuar se ngjarja mund të mos ketë qenë për shkak të një konflikti të çastit. “Por për këtë duhet të kapet autori dhe të ezaurohen të gjitha dëshmitë për të dalë në një konkluzion final.

Gazetari shpjegoi edhe vështirësitë logjistike që ndihmuan në përkeqësimin e situatës:

Ngjarja ndodh në 12 të natës. Ka distancë nga Tepelena, dhe imagjinoni çfarë ndihme mund të japë ai spital. Ambulanca mund të jetë aty për inventar, por s’ka pajisje brenda. Spitalet e qyteteve të vogla kanë ngelur të tilla. Urgjenca janë. Distanca e madhe, do 1 orë e 30 minuta për të shkuar në vendngjarje.”

Hoxha theksoi se automjetet e shoqërisë ishin me probleme: “Një nga makinat pa karburant. Tjetrës i është çarë goma. S’kanë pasur mundësi për ta çuar. Nga hemoragjia ka gjetur vdekjen.”

Gazetari shtoi se autori i dyshuar, Kamber Sulçaj, ndodhet brenda vendit, dhe policia është duke negociuar që ai të vetëdorëzohet. Hoxha shpjegoi se në kushtet e vetëdorëzimit, autori mund të përfitojë lehtësira ligjore, pasi nuk bëhet fjalë për një ngjarje kriminale të mirorganizuar.

Personi që ka bërë atë, Kamber Sulçaj, nuk janë gjetur armë zjarri. Janë me shumicë në atë zonë. S’ka parcelë hashashi që s’ruhet pa kallashnikov. Nëse s’kanë këtë, kanë armë të tjera. Nuk i është gjetur asnjë armë tjetër. Ai kishte armë gjahu, të tjera. Duhet të kapet ai dhe të tregojë personat që ishin nga krahu tjetër. A është ashiqare konflikt momenti apo jo, duhet të ezaurohet. Duhen deklarimet e tij dhe personave të tjerë,” tha Hoxha.

Gazetari shtoi se zona është e ekspozuar për kultivim kanabisi, por në këtë rast përjashtohet që motive kriminale të jenë të lidhura me aktivitete të tilla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...