28.6 C
Tiranë
Wednesday, August 5, 2026

BE paralajmëron për “luftë hibride” me Rusinë, propozohet mur kundër dronëve dhe përdorimi i aseteve të ngrira ruse për Ukrainën

Në samitin e BE-së të mbajtur të mërkurën në Kopenhagen, liderët evropianë paralajmëruan për përshkallëzim të rrezikshëm të tensioneve me Rusinë.

Kryeministrja daneze dhe presidentja e radhës e Këshillit të BE-së, Mette Frederiksen, deklaroi se “një luftë hibride ka përfshirë Evropën”, duke e cilësuar situatën si më të rrezikshmen që nga Lufta e Dytë Botërore. Edhe presidenti francez Emmanuel Macron foli për një “konfrontim të përhershëm me Rusinë”, duke bërë thirrje për kujdes maksimal.

Preokupimi është shtuar pas shkeljeve të hapësirës ajrore evropiane nga avionë dhe dronë misteriozë, të cilat kanë vënë në pah dobësitë e mbrojtjes ajrore të kontinentit. Në këtë kuadër, u diskutua edhe një projekt për ndërtimin e një muri kundër dronëve.

Një tjetër propozim i rëndësishëm është përdorimi i aseteve të ngrira ruse, të cilat Komisioni Evropian dëshiron t’i kthejë në një “kredi dëmshpërblimi” prej 140 miliardë eurosh për Ukrainën, për të blerë armë evropiane dhe për të lehtësuar barrën mbi taksapaguesit e BE-së. Megjithatë, vende si Hungaria dhe Sllovakia pritet të rezistojnë, ndërsa disa liderë kanë shprehur shqetësime mbi implikimet ligjore dhe financiare të një mase të tillë.

Ndërkohë, kancelari austriak Christian Stocker theksoi se “sulmet ndaj demokracive perëndimore kërkojnë një përgjigje të fuqishme” dhe se neutraliteti i Austrisë nuk përjashton bashkëpunimin për mbrojtjen evropiane.

Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, njoftoi gjithashtu një paketë prej 4 miliardë eurosh për zhvillimin e dronëve për Ukrainën.

Samiti zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ndërsa vendet baltike, Polonia dhe Finlanda këmbëngulin për veprim të menjëhershëm, përballë skepticizmit të Parisit dhe Berlinit mbi zbatimin e shpejtë të masave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...

Pezeshkian thyen heshtjen: “Nuk do të jap dorëheqjen, do të qëndroj i vendosur”

0
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga detyra, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje...

“Gjithçka shkoi mirë, zemra ime po rreh sërish ritmikisht”, Laporta rikthehet në detyrë pas...

0
Presidenti i FC Barcelonës, Joan Laporta, është rikthyer në aktivitetet zyrtare të klubit, duke bërë paraqitjen e tij të parë publike pasi u shtrua...

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...