22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Reperi kosovar Buta lirohet nga burgu, gjykata ndërpret masën e paraburgimit

Reperi i njohur kosovar Buta është liruar nga burgu, pas vendimit të gjykatës për ndërprerjen e masës së paraburgimit.

Lajmi u konfirmua për Indeksonline nga avokati i tij, Naim Ferati, i cili deklaroi:
“Butës i është ndërprerë masa e paraburgimit.”

Arrestimi dhe akuzat

Buta u arrestua më 11 shtator, ndërsa një ditë më pas, më 12 shtator, gjykata vendosi ndaj tij masën e paraburgimit.
Ai u mbajt për disa javë në qeli, për shkak të akuzave për shitblerje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

Argumentet e mbrojtjes

Gjatë seancës së sotme, gjykata mori vendimin për lirimin e reperit, duke marrë parasysh kërkesën e tij dhe argumentet e mbrojtjes.
Para trupit gjykues, Buta theksoi rëndësinë e përgjegjësive familjare:

“Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesem për nënën 63-vjeçare, vajzën 1-vjeçare dhe bashkëshorten time. Pa mua ato nuk mund t’i përballojnë nevojat bazike të jetës,” – tha ai.

Reagimet

Buta është një nga figurat më të njohura të skenës së hip-hopit në Kosovë, me një publik të gjerë dhe një listë hitesh që e kanë bërë një emër të rëndësishëm në muzikën shqiptare.
Arrestimi i tij solli reagime të shumta në rrjetet sociale, duke tronditur fansat e shumtë që e ndjekin prej vitesh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...