34.8 C
Tiranë
Wednesday, August 5, 2026

Vëllai i Bekim Halilajt hedh poshtë spekulimet: Vdekja e tij në Bruksel ishte vetëvrasje

Bruksel, 3 tetor 2025 – Redi Halilaj ka sqaruar se vdekja e vëllait të tij, Bekim Halilaj, 29 vjeç, e gjetur i varur në Bruksel më 30 shtator, nuk ka lidhje me aktivitet kriminal, por është një rast tragjik vetëvrasjeje për shkak të depresionit.

Në një intervistë për Top News, Redi Halilaj tha:

“Është çështje depresioni, nuk ka të bëjë me gjëra të tjera që thuhen në media. Autopsia konfirmon vetëvrasjen dhe nuk ka gjetur shenja dhune në trupin e të ndjerit.”

Redi shtoi se disa anëtarë të familjes kishin marrë mesazhe nga Bekimi pak para ngjarjes, duke lënë të kuptohet gjendja e tij e vështirë emocionale. Ai kërkoi që mediat të mos keqinterpretojnë rastin.

Avokatja Enida Rrapai deklaroi se çështja është në një intensitet të lartë hetimi, dhe pista kryesore që po ndjek prokurori është vetëvrasja.

“Të vetmet palë që mund të kenë informacion të detajuar janë anëtarët e familjes, të cilët mund të regjistrohen si palë civile,” tha avokatja.

Trupi i Bekim Halilajt u gjet pranë Westland Shopping, jo larg nga qyteti i Peterbos në Bruksel, një zonë strategjike për trafikun e drogës. Familjarët i dhanë lamtumirën e fundit në vendlindjen e tij në fshatin Bicaj, Kukës.

Bekim Halilaj kishte një të kaluar kriminale: në vitin 2017 u arrestua në Britani bashkë me tre shqiptarë të tjerë, për trafikim kokainë të klasit A me vlerë 4 milion paund. Ai u dënua atëherë me 7 vite burg, ndërsa banda në total mori 25 vite burgim.

Megjithatë, sipas familjes dhe hetimeve belge, kjo tragjedi nuk ka lidhje me aktivitetet e kaluar kriminale, por është rezultat i problemeve emocionale dhe depresionit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...

Pezeshkian thyen heshtjen: “Nuk do të jap dorëheqjen, do të qëndroj i vendosur”

0
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga detyra, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje...

“Gjithçka shkoi mirë, zemra ime po rreh sërish ritmikisht”, Laporta rikthehet në detyrë pas...

0
Presidenti i FC Barcelonës, Joan Laporta, është rikthyer në aktivitetet zyrtare të klubit, duke bërë paraqitjen e tij të parë publike pasi u shtrua...

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...