36.6 C
Tiranë
Wednesday, August 5, 2026

Identifikohet viktima e shpërthimit me tritol në Sarandë, djali i tij i përfshirë në plagosje

Lagja nr. 3 e Sarandës u trondit mbrëmjen e sotme nga një shpërthim i fuqishëm me eksploziv, ku mbeti i vrarë Isuf Jacaj, 58-vjeç, i njohur nga policia si person me precedentë penalë. Trupi i tij u gjet pranë automjetit të shkatërruar nga shpërthimi.

Jacaj ishte babai i Klaus Jacajt, 31 vjeç, aktualisht në burg për “përkrahje të autorit të krimit” lidhur me ngjarjen e datës 17 korrik 2025, kur Ramadan Zoto plagosi me armë Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lamën në lagjen nr. 4 të Sarandës. Më 21 korrik, një person i maskuar vendosi eksploziv tek automjeti i Klaus Jacajt, duke e shkatërruar atë plotësisht – një ngjarje që ende nuk është zbardhur nga autoritetet.

Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të shpërthimit, ndërsa ngjarja ka shkaktuar frikë dhe shqetësim në komunitetin lokal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...

Pezeshkian thyen heshtjen: “Nuk do të jap dorëheqjen, do të qëndroj i vendosur”

0
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga detyra, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje...

“Gjithçka shkoi mirë, zemra ime po rreh sërish ritmikisht”, Laporta rikthehet në detyrë pas...

0
Presidenti i FC Barcelonës, Joan Laporta, është rikthyer në aktivitetet zyrtare të klubit, duke bërë paraqitjen e tij të parë publike pasi u shtrua...

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...