22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Familjet e përfshira në konflikt pronësie: “Na vjen keq për gjyqtarin, por Gjon dhe nipi i tij duhet të dënohen”

Pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, familjet që kishin fituar gjyqin për pronën në Shkodër kundër Gjon Shkambit dhe nipit të tij Elvis Shkambit shprehen tronditjen dhe dhimbjen e tyre. Ata theksojnë se Kalaja vendosi në favor të tyre, duke mos i lejuar të nxirreshin nga banesat, por për këtë vendim i pagoi me jetën autori i tij.

Banorët kujtojnë kalvarin 15-vjeçar të gjyqeve, duke nënvizuar se pronat e tyre ishin të rregullta me dokumente dhe shërbime, ndërsa konflikti ishte krijuar nga manovrat e Bashkisë dhe Hipotekës. Shuke Pepniku, një nga banoret, tha:

“Unë jam Shuke Pepniku, në banesën që jetoj ja kam blerë shtëpinë Gjon Shkambit më 1996, Bashkia ia ka dhënë atij personit më 1993, s’ka nevojë me e çu më gjatë këtë muhabet. Gjon Shkambi e ka shit vetë dhe kemi qenë 15 vite gjyqeve, edhe pse e ka shitur vetë, jemi të rregullt me drita, ujë dokumente etj. Rëndësi ka që jemi shqetësuar shumë për vdekjen e gjyqtarit. Na vjen shumë keq për komshitë që ndodhën aty e u plagosën, mund të ndodhej edhe burri im ay, sepse herën e kaluar bashkë me avokatin por këtë herë nuk shkoi dot. Dëshira jonë është me marrë pjesë edhe në varrimin e tij, edhe pse s’na e kishte borxh dhe na ka dhënë vendimin që e di se është i drejtë, jo se është për ne. Gjon Shkambi meriton burg përjetë, bashkë me nipin, për atë që ka bërë, se e ka vrarë ai apo nipi, të dy e kanë bërë.”

Një tjetër banor shtoi:

“Fitimi i pronës dihet se është bërë në mënyrë të gabuar. Bashkia, hipoteka e kanë bërë këtë rrëmujë. Hipoteka e ka regjistruar. Pa vendim të Këshillit Bashkiak, si me qenë në hava. Kjo është pronë e shtetit, i kanë bërë me letra kot. Gjyqet i ka humbur ky. Nuk ka dokumente me nxerr njerëz jashtë, as vendim, ka bërë manovrime. Ne nuk kemi vendim gjykatë me dal jashtë, asnjë lloj vendimi. Që në 2012 kemi nëpër seanca. Ka ardhur për të hyrë më forcë, por nuk ka mundur të futet. Fajin e ka Bashkia dhe Hipoteka. Konflikti vazhdon edhe sot.”

Banorët përmendin gjithashtu kërcënimet që kanë marrë nga Shkambët:

“Ngushëllime familjes së tij, na ka ardhur shumë keq për gjyqtarin. Këto punë i ka bërë Lorenc Luka, që ka dhënë leje me u privatizu pa vendim të këshillit bashkiak. Kemi bërë një gjyq, e kemi fituar, e kanë çuar në Apel, e kanë kthyer për falsifikim dokumentesh. Gjon Shkambi ka ardhur këtu i armatosur, ka ardhur policia, i kemi thënë që e ka armën në makinë as që e kanë çarë kokën policët, as për ta arrestuar. Fajin e ka shteti. Ata nuk kanë pronë në Shkodër, është vendim i gjykatës. I kanë humbur të gjitha gjyqet sepse nuk kanë dokumente, i kanë të falsifikuara. Me pas dokumente ia kishim lëshuar vetë.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...