26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Dionis Sota shpall kandidaturën për kryetar bashkie në Vlorë: Thirrje për mbështetje të gjerë

Dionis Sota, turoperator dhe kryetar i Shoqatës Turistike “Arta”, është kandidati i parë zyrtar për kryetar bashkie në Vlorë. Sota, i cili garon si kandidat i pavarur, ka publikuar sot kandidaturën e tij në Facebook, duke përfshirë një thirrje për bashkëpunim me partitë opozitare dhe qytetarët për të mbështetur vizionin e tij për qytetin.

Unë kandidoj me besim të plotë për një qytet ku çdo banor, nga qendra e Vlorës deri në fshatrat e Orikumit, Shushicës dhe Novoselës, të ndihet i vlerësuar. Një Vlorë plot motivacion, energji dhe dashuri pa ndasi apo armiqësi! Vlora është dhe duhet të jetë e para, dhe çdo vlonjat është një perlë e çmuar!”, shkruan Sota në postimin e tij.

Ai thekson se frymëzimi i tij vjen nga fëmijët, prindërit dhe gjyshërit, dhe shpreh shqetësimin për rënien e shpresës te të rinjtë që emigrojnë për shkak të mungesës së transparencës dhe keqpërdorimeve në qytet.

Mes prioriteteve të tij janë vëmendja e barabartë për të gjitha qendrat administrative të bashkisë Vlorë, përfshirë Vlorën, Orikumin, Qendrën e Vlorës, Novoselën dhe Shushicën. “Unë i njoh problemet e këtij qyteti dhe çdo fshat përreth dhe premtoj zgjidhje konkrete për secilën qendër administrative”, shton Sota.

Kandidatura e tij përbën një nisje personale, e cila, siç thotë ai, u lind nga shtysa e miqve dhe rastësitë e jetës, dhe synon të rikthejë qytetin si një vend të populluar dhe të gjallë për brezat e ardhshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...